Ish-sulmuesi legjendar i Inter-it dhe Italisë, Christian Vieri, është kthyer të flasë për të kaluarën e tij te zikaltrit në një intervistë të dhënë për Prime Video Sport.
“Ronaldo? Tek Inter-i shkova për të luajtur me të. Ditën e parë kam shkuar në dhomat e zhveshjes, ishim vetëm ne të dy, dhe i kam thënë: ‘Përshëndetje Ronnie, unë jam këtu për të luajtur me ty’ Nuk kisha parë kurrë një lojtar si ai”, ka kujtuar Vieri.
“Fatkeqësisht, luajtëm pak bashkë për shkak të dëmtimeve, mund të ishim bërë një nga dyshet më të forta në botë. Merrte topin në zonën e tij dhe i kalonte të gjithë. E shihje sa i fortë ishte në stërvitje.
“Ishte aq i shpejtë sa me hapin e dyfishtë i kalonte të gjithë, ua kalonte të gjithëve topin mes këmbëve. Bënte gjëra të papara, veçanërisht kur e shihje çdo ditë. Për mua është i bekuar nga Zoti, Zoti i ka thënë: ‘Ti duhet të luash futboll'”.