Një arbitër i Botërorit 2026 është përfshirë në polemika pasi u akuzua se shfaqi në transmetim televiziv një gjest që, sipas disa vëzhguesve, lidhet me grupet e “supremacisë së bardhë”. Episodi ndodhi gjatë ndeshjes Gjermani–Curaçao, e fituar 7-1 nga gjermanët.
Bëhet fjalë për arbitrin australian Shaun Evans, i cili u filmua gjatë një lidhjeje me dhomën VAR duke mbajtur dorën në një pozicion që shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe tek organizatat kundër diskriminimit. Pas polemikave, FIFA ndryshoi protokollin e transmetimit, duke mos i shfaqur më zyrtarët e VAR-it duke pozuar para kamerave.
🤦♀️ No se le ha ocurrido otra cosa a Shaun Evans, en el VAR, que hacer la gracia cuando le enfocaban antes del Alemania-Curaçao
🎙️ @itu_edu: "Deja de hacer el gilipollas"
❌ Veremos si entra la FIFA y toma medidas
⚽ #Mundial2026 pic.twitter.com/7Yr1JhneVK
— Carrusel Deportivo (@carrusel) June 14, 2026
Gjesti në fjalë është bashkimi i gishtit të madh me atë tregues në formën e një rrethi, ndërsa tre gishtat e tjerë qëndrojnë të shtrirë. Tradicionalisht njihet si shenja “OK”, por vitet e fundit është përdorur edhe nga disa grupe të ekstremit të djathtë si simbol i “White Power”.
FIFA konfirmoi se është në dijeni të rastit dhe ka hapur një hetim. Megjithatë, organizata amerikane “Anti-Defamation League” thekson se gjesti ka shumë përdorime të pafajshme dhe nuk duhet nxituar në përfundime pa kontekst të qartë. Raste të ngjashme në vitet e fundit kanë sjellë pasoja të rëndësishme në SHBA, përfshirë largime nga puna dhe ndalime hyrjeje në stadiume.







