Çfarë e ardhmeje për Leao? Asnjë ofertë për të, Amorim mund të provojë ta mbajë

16 Qershor 2026
12:23
Alfred Lleshi
back button

“Mendoj se i kam dhënë Milanit gjithçka që mund t’i jepja, dua të provoj një sfidë të re në një kampionat të ri”. Fjalët e Rafa Leãos në fund të majit nuk lënë shumë dyshime. Portugezi e konsideron të mbyllur ciklin e tij te kuqezinjtë dhe dëshiron të ndryshojë ambient, ndoshta të luajë në Premier League, kampionatit të cilit ia ka “shkelur sytë” disa herë.

Të gjitha daljet e fundit publike të tij shkojnë në këtë drejtim, por ndërkohë te Milani diçka ka ndryshuar. Klubi ka zgjedhur trajnerin Ruben Amorim dhe po finalizon edhe strukturën e re drejtuese. Ardhja e ish-trajnerit të Manchester United, a mund ta ndryshojë situatën? Është herët për ta thënë, por ai mund të provojë ta bindë portugezin të qëndrojë.

Ku do të luante Leao me Amorim? Në një nga intervistat e fundit, ai tha se kishte luajtur i dëmtuar dhe jashtë pozicionit të tij natyral, duke lënë të kuptohet pakënaqësi me sistemin e mëparshëm. Me Amorim, 3-4-2-1 ose 3-4-3 do ta kthente në krahun e majtë ku shkëlqeu në titullin e vitit 2022 si MVP i Serie A.

Aktualisht, Milani nuk ka marrë oferta konkrete dhe po pret zhvillimet e merkatos. Klube si Galatasaray dhe Fenerbahçe kanë shfaqur interes, por nuk janë destinacione prioritare të portugezit. Shpresa e tij mbetet Botërori, por në kombëtaren e Portugalisë konkurrenca është e fortë. Nëse nuk bind, mund të mbetet në Milano në një situatë të paqartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit