Për të dytën garë me radhë, Charles Leclerc detyrohet të ngrejë “flamurin e bardhë” në xhirot e fundit të një gare, duke i mbyllur ato me 0 pikë. Një rezultat që zbeh disi fitoren e parë me Ferrari të Lewis Hamilton në pistën e Barcelona këtë të diel.
Piloti monegask theksoi se karakteristikat e pistës spanjolle dhe temperaturat e larta nxorën në pah pikat e forta të një Ferrari që ishte përbindësh në pistë dhe se përditësimet e kryera e kanë ndryshuar plotësisht makinën.
“Makina është shumë efektive në kufizimin dhe menaxhimin e degradimit të gomave“, shpjegoi Leclerc, që shtoi: “Në këtë pistë, ky aspekt ishte edhe më i dukshëm. Padyshim është një faktor shumë pozitiv duke parë drejt së ardhmes, por kjo pistë e ka zmadhuar këtë karakteristikë”.
“Përditësimet, sigurisht që po funksionojnë dhe tani varet nga unë të garoj përkrah Hamilton. Problemi që patën na penalizon, pasi humbëm të tjera pikë të rëndësishme për renditjen e botërorit”, shtoi Leclerc.







