Lewis Hamilton e udhëhoqi Ferrari në shkallën më të lartë të podiumit në Barcelonë, duke siguruar fitoren e tij të parë me “kokëkuqen” që kur mbërriti në Maranello një vit e gjysmë më parë.
Pavarësisht kalimit të tij në të kuqe, Toto Wolff mbetet një nga admiruesit më të mëdhenj të Hamilton: “Gjithmonë kam thënë se kur nuk fitojmë, dua që Lewis të fitojë. Jam i lumtur për të dhe për Ferrari”.
Më tej, menaxheri i Mercedes ka paralajmëruar Antonelli e Russell në lidhje me garën për titull: “Absolutisht që Hamilton është kandidati kryesor. Ai është i shpejtë dhe ka forcë të jashtëzakonshme mendore. Kam punuar me të për 12 vjet, kështu që e njoh mirë.”
Drejtori i ekipit Mercedes komentoi më pas për tërheqjen nga gara të Antonelli: “Humbja e makinave në këtë mënyrë është e papranueshme. Russell humbi 25 pikë në Montreal, Kimi 18 sot. Për të fituar, duhet të përfundosh garat; vetëm shpejtësia nuk mjafton”.
“Jam shumë i zemëruar për mënyrën se si e trajtuam; humbëm dy herë sot. Nuk japim urdhra ekipi, por në këtë mënyrë e humbëm garën. Tani duhet të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar atë në të ardhmen“, tha Wolff.







