Romario dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku u kthye të flasë për penalltinë e humbur nga Roberto Baggio në finalen e Botërorit 1994 kundër Brazilit të tij: “Ne jemi mirënjohës ndaj tij për atë gabim, por e di që Baggio ende e mban brenda vetes atë frustrim. Është e trishtueshme, sepse si fëmijë ëndërronte të luante një finale Botërori kundër Brazilit dhe ta fitonte.”
Romario tha gjithashtu disa fjalë për Baresi, i cili kohët e fundit nuk ka qenë mirë: “Më vjen shumë keq për të dhe i uroj shërim të shpejtë. Zoti e mbroftë atë, familjen e tij dhe shëndetin e tij! Ai ishte lojtari më i fortë kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë. Nuk e di nëse më i miri në përgjithësi, por sigurisht më i vështiri për t’u përballur”.
Në fund foli edhe për lidhjen e tij me Italinë, me të cilën mbetet shumë i afeksionuar: “Kam një lidhje me Italinë për dy miq. Miku im më i mirë që nga koha kur shkova te PSV është Giovanni Branchini. Më shumë se një agjent, sot është si vëlla për mua. Pastaj Domenico La Sala, një restorantor italian që jeton ende në Eindhoven”.








