Marc Casadó e ka të qartë se Barcelona nuk e llogarit për formacionin. Nëse mbetet në skuadrën blaugrana do të ketë shumë pak protagonizëm. Edhe sezonin e fundit pati pak ndikim dhe panorama për sezonin e ardhshëm parashikohet e njëjtë. Mesfushori e di këtë dhe është i gatshëm të largohet nga klubi katalanas. Disa ekipe kanë vëzhguar situatën e tij, ndërsa një nga më këmbëngulësit është Manchester United, por ende nuk ka paraqitur ofertë zyrtare.
Casadó prej kohësh është në listën e “Djajvet ë Kuq”. Në janar, klubi i Premier League kishte sonduar tashmë situatën e 22-vjeçarit, por asgjë nuk u konkretizua. Atëherë edhe lojtari nuk ishte i prirur të largohej nga Barcelona. Tani, pas një sezoni ku priste më shumë protagonizëm (34 ndeshje në total, 15 si titullar dhe 1.397 minuta), ai është i hapur për largim, edhe pse ende nuk dihet forma; huazim apo transferim i plotë.
Barcelona e ka nën kontratë deri në qershor 2028 dhe e vlerëson rreth 20 milionë euro. Synimi i drejtuesve është ta mbyllin largimin para 30 qershorit për arsye financiare, por ende nuk ka përparim konkret. Agjenti i tij, Jorge Mendes, pritet të diskutojë edhe këtë çështje gjatë vizitës së tij në Barcelonë, ku do të merret edhe me transferimin e Ansu Fati te Monaco.
Përveç United, interes kanë shfaqur edhe Bayer Leverkusen, Betis dhe klube nga Arabia Saudite, por vetë lojtari preferon kampionate më konkurruese dhe ambicioze.







