Messi shpërtheu në lot pas golit të parë: Kam kaluar ditë të vështira, por jo për arsye sportive

17 Qershor 2026
7:57
Alfred Lleshi
back button

Një tregolësh për të shkruar një tjetër faqe historike në karrierën e tij të mbushur me rekorde. Me tre golat ndaj Algjerisë, Lionel Messi u bë futbollisti me më shumë gola në historinë e Kupës së Botës, në kuotë të barabartë me Miroslav Klose.

Megjithatë, mes shumë momenteve të paharrueshme të natës së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, më prekësi ishte ai kur Messi u emocionua dhe shpërtheu në lot pas golit të parë.

“Të them të drejtën, qava për një arsye që nuk ka lidhje me sportin, kam kaluar disa ditë të vështira, të ndërlikuara. Gjithsesi dua të falënderoj gjithë delegacionin dhe të gjithë shokët e skuadrës, sepse kanë qenë gjithmonë pranë meje, duke më dhënë shumë forcë që të ndihesha mirë”, – deklaroi Messi.

Mbi tregolëshin ndaj Algjerisë tha: “E dua futbollin; ka qenë pasioni im që kur isha një fëmijë i vogël. Kur jam në formën time më të mirë, jap gjithçka kam në fushë”.

Barazimi i rekordit të Klose dhe tejkalimi i Ronaldo Nazario: “Është një nder i madh të jem në gjendje të konkurroj me të gjithë këto emra të mëdhenj, përfshirë Ronaldo Nazario, mes lojtarëve që kam shikuar. Ai ishte një nga më të MËDHENJTË E TË GJITHA KOHËRAVE, megjithatë nuk është në vendin e parë”.

REKORD: Leo Messi tani është golashënuesi më i RI DHE MË i VJETËR për Argjentinën në histori të Kupës së Botës.

Lionel Messi ndaj Algjerisë:
⚽️ 3 gola
🎩 Tregolësh
🎯 6 goditje
🅰️ 2 pasime kyçe
👣 57 prekje të topit
🏃 23 depërtime me topin
💪 100% duele të fituara në ndërhyrje

♾️✨ LEO I PAFUND!

Nata e Messit! Tregolësh, dy dekada pas debutimit në Botëror. Bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Lajme të tjera

Lajmet e fundit