Debutim bindës për Norvegjinë në Kupën e Botës 2026. Kombëtarja e drejtuar nga Solbakken mposhti Irakun me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit I, duke iu përgjigjur Francës, e cila disa orë më parë kishte fituar ndaj Senegalit.
Norvegjia iu kundërpërgjigj Francës, ndërsa Erling Haaland iu përgjigj Kylian Mbappé. Pas dopietës së sulmuesit të Real Madridit, erdhi edhe ajo e bomberit të Manchester City, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe e nisi Botërorin e tij të parë në mënyrën më të mirë.
Për Irakun shënoi Hussein, duke barazuar përkohësisht rezultatin. Edhe pse skuadra aziatike zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, u detyrua t’i dorëzohej cilësisë dhe forcës fizike të norvegjezëve. Edhe një herë, pas tashmë të famshmit “Hydration Break”, Norvegjia gjeti golin që mbylli praktikisht ndeshjen, me mbrojtësin e Genoa, Ostigard, i cili kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Odegaard.
Në sekondat e fundit erdhi edhe goli i katërt, që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për golavarazhin, pas një autogoli të Hussein në rrëmujën brenda zonës. Norvegjia e nis Botërorin me marshin e pestë.








