Largimi i Robert Lewandowski-t do të lërë një boshllëk të madh te Barcelona. Ndaj, prej kohësh drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një sulmues qendre të mirëfilltë.
Mundo Deportivo se klubi i Barcelonës ka një listë prej katër kandidatësh me profile financiare shumë të ndryshme: Julian Alvarez, Mikel Oyarzabal, Gabriel Jesus dhe Fisnik Asllani.
Dëshira e madhe është padyshim Julian Alvarez, por transferimi i tij duket thuajse i pamundur. “Colchoneros” kërkojnë 200 milionë euro për ta lënë të lirë. Mikel Oyarzabal është një tjetër alternativë shumë e mirë. Spajolli duket profili perfekt për atë që kërkon trajneri Hansi Flick.
Megjithatë, duke ditur rëndësinë dhe peshën që ka te Real Sociedad, largimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi bask i ka vendosur klauzolën 75 milionë eurosh.
Dy alternativat e tjera kanë një kosto më të ulët, por sërish janë profile shumë të përshtatshëm për sulmin e Barcelonës. Gabriel jesus kushton jo më shumë s 20 milionë euro, ndërsa për Fisnik Asllanin, Hoffenheim kërkon 30 milionë euro.
Gjithashtu, Mourinho është gjithmonë i vëmendshëm ndaj yjeve të rinj. Dy lojtarët që janë në radarin e trajnerit portugez: marokeni i Lille, Ayyoub Bouaddi dhe portugezi i West Ham, Matheus Fernandes.







