Një nga risitë e Kupës së Botës është ndalimi prej 3 mintuash në çdo pjesë loje me qëllim që lojtarët të hidratohen, për shkak të temperaturave të larta. Ky vendim i FIFA-s ka shkaktuar pakënaqësi të shumta, pasi në të vërtet duket se është më shumë për arsye komerciale dhe fitimi sesa për t’u shërbyer vërtet lojtarëve.
Një nga shumë zërat që ka dalë publikisht kundër këtij vendimi të FIFA-s, është edhe gazetari dhe analisti, Santi Segurola, një zë i njohur në futbollin spanjoll e jo vetëm.
“Do të ndalem së pari futboll në çdo moment. Nuk më pëlqen ajo që po shoh. Pauzat nuk janë të nevojshme, po dëmtojnë seriozisht futbollin. Midis pushimit të reklamave dhe fundit të ndeshjes, pati nëntë zëvendësime. Kjo nuk është më një ndeshje futbolli, është diçka tjetër, një rrëmujë e plotë.
Ata janë të paturpshëm, ajo që po bën FIFA është e turpshme. Ata po e shkatërrojnë futbollin. Nëse më thonë se do t’i përmirësojë gjërat, në rregull, por po e amerikanizojnë futbollin si NFL ose NBA”, tha Segurola në një intervistë për Onda Cero.







