“A po vjen në shtëpi?” Harry Kane e thotë pa frikë: “Po, dua ta fitoj Botërorin”

19 Qershor 2026
13:18
Alfred Lleshi
back button

Harry Kane ka konfirmuar objektivin e madh të Anglisë në Botëror, duke thënë: “Që nga dita e parë, objektivi është pikërisht ai. Kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.

Pas fitores ndaj Kroacisë, sulmuesi i Anglisë deklaroi: “Mund të shënonim edhe tre gola të tjerë në 20 minutat e para, ishte një fitore bindëse. Fizikisht rezistuam 90 minuta, edhe lojtarët që erdhën nga stoli ruajtën nivel shumë të lartë. Kroacia ishte një pengesë e vështirë”.

Me dy golat në fitoren 4-2, Kane arriti 10 gola në Kupat e Botës, duke barazuar legjendën Gary Lineker. Ai tha: “Gary është një legjendë për mua dhe për të gjithë anglezët, një shembull për t’u ndjekur”.

Kane shtoi se ndihet në formë të lartë: “Jam mirë fizikisht dhe mendërisht, por më e rëndësishmja është ekipi. Unë dua të fitoj”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit