Ja si televizioni argjentinas shpalli gabimisht vdekjen e babait të Messit, reagon familja: “Të papërgjegjshëm”

19 Qershor 2026
12:11
Alfred Lleshi
back button

“Babai i Messit sapo ka vdekur”. Ky ishte lajmi i gabuar që u dha “live” në “Luzu TV”, një media argjentinase me përmbajtje në platforma si YouTube dhe Twitch. Gjatë programit “El Show del Verano”, moderatorja Florencia Peña njoftoi në transmetim të drejtpërdrejtë vdekjen e Jorge Messit, babait të kapitenit të Argjentinës.

“Nuk do të doja t’ju jepja lajme të këqija, por babai i Messit sapo ka vdekur”, – u tha në studio, duke shkaktuar tronditje dhe konfuzion mes të ftuarve. Më pas u fol edhe për ndikimin që kjo do të kishte në Botëror, duke sugjeruar se Messi mund të largohej nga turneu. Pak më vonë, redaksia ndërhyri dhe pranoi se bëhej fjalë për një “fake news”.

Familja “Messi” reagoi ashpër me një deklaratë, duke shprehur “pakënaqësi të thellë për mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe kujdesit në trajtimin e një çështjeje familjare private”.

Pas skandalit, “Luzu TV” hoqi programin nga platformat, ndërsa Florencia Peña kërkoi falje publike dhe u tërhoq nga emisioni, duke pranuar përgjegjësinë: “Më vjen turp, kam gabuar dhe marr përgjegjësinë”.

Moderatorja jep dorëheqjen mes lotësh, dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp” (video)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit