Parashikimi i ecurisë në vazhdim të Botërorit 2026, pas ndeshjeve të para të grupeve

19 Qershor 2026
12:21
Alfred Lleshi
back button

Ndeshjet e para të Botërorit 2026 kanë dhënë tashmë sinjale të rëndësishme për forcën e skuadrave. Mes skuadrave të mëdha, Franca, Argjentina, Gjermania dhe Anglia janë konfirmuar, ndërsa Brazili, Spanja dhe Portugalia kanë zhgënjyer. Megjithatë, turneu është ende shumë i gjatë dhe kujtohet Botërori 2022, kur Argjentina humbi ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite dhe më pas u shpall kampione.

Sipas llogaritjeve statistikore të “Football Meets Data”, e cila përdor modele që analizojnë rezultatet, golat, shanset, “expected goals” dhe faktorë historikë, është ndërtuar një simulim i mundshëm i gjithë fazës me eliminim direkt të Botërorit 2026.

Në anën e Francës, rruga parashikohet shumë e vështirë. Në raundin e parë mund të përballet me Suedinë, më pas me Gjermaninë nëse kalon Turqinë e Montellës. Në të njëjtën pjesë të tabelës mund të ketë edhe duele të forta si Portugali–Spanjë në fazën e 1/8-ve, nëse të dyja kalojnë Kroacinë dhe Austrinë. Parashikimi sugjeron një gjysmëfinale të mundshme Francë–Spanjë.

Në anën tjetër, rruga e Argjentinës shihet më e lehtë në letër. Fillimisht do të përballej me Uruguajin, më pas me Australinë ose Egjiptin, dhe në çerekfinale me Kolumbinë ose Senegalin. Në gjysmëfinale mund të ketë një përballje Argjentinë–Brazil ose Argjentinë–Angli, në varësi të rezultateve të tjera. Megjithatë, si gjithmonë në futboll, parashikimet mbeten të pasigurta dhe turneu mund të ndryshojë plotësisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit