Henry korrigjon qëndrimin për Ronaldon: Nuk është problem për Portugalinë, por zgjidhje

19 Qershor 2026
13:05
Alfred Lleshi
back button

Brenda pak orësh, Thierry Henry ka ndryshuar ndjeshëm vlerësimin e tij për Cristiano Ronaldon, i cili u kritikua pas ndeshjes së dobët të Portugalisë në debutimin e Botërorit 2026 kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Performanca e sulmuesit portugez në barazimin 1-1 nxiti debate. Vetë Henry më herët kishte qenë kritik, duke thënë: “Është ekipi që duhet të shënojë, jo ti”, duke lënë të kuptohej se roli i madh i Ronaldos mund ta kufizojë lojën e Portugalisë.

Megjithatë, ish-kampioni i botës ka ndryshuar qëndrim dhe e ka mbrojtur kapitenin portugez: “Cristiano Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem për asnjë ekip. Është zgjidhje”. Ai shtoi se diskutimi nuk lidhet me cilësinë e lojtarit, por me mënyrën e përdorimit të tij në sistemin e lojës dhe se stafi teknik duhet ta vendosë në kushtet më të mira për të qenë vendimtar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit