Messi më i fortë se dhimbja dhe lajmet e rreme, me mendjen tek Austria dhe rekordet e reja

20 Qershor 2026
12:05
Alfred Lleshi
back button

Babai i Lionel Messit është i sëmurë dhe gjendja e tij është serioze, një situatë që do ta ndërlikonte tashmë Botërorin e tij. Për më tepër, u përhap një lajm i rremë për vdekjen e të atit, i cili më pas u pasua me kërkesa faljeje, lot dhe dorëheqjen e gazetares që e publikoi këtë “fake news”.

Megjithatë, Messi vazhdon të stërvitet me kombëtaren argjentinase dhe të fokusohet te turneu, i mbështetur nga atmosfera pozitive e krijuar nën drejtimin e Lionel Scaloni. Kampionët e botës në fuqi përshkruhen si një grup i bashkuar, me miqësi të forta dhe pa përçarje, të cilët kanë fituar së bashku Kupën e Botës në Katar, dy “Copa America” dhe “Finalissima”.

Messi mbetet pikë referimi dhe Albiceleste synon ta ndihmojë të thyejë rekorde të reja. Ai mund të fitojë për herë të parë titullin e golashënuesit më të mirë të Botërorit (aktualisht ka 3 gola, sa David i Kanadasë) dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Botës (16 gola, barazim me Klose).

Të hënën ndaj Austrisë, Messi synon të vazhdojë formën e mirë, pavarësisht vështirësive emocionale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit