Messi apo Maradona? Agüero: Ja më i miri i të gjitha kohërave, dua që debati të mbyllet këtu

20 Qershor 2026
12:53
Alfred Lleshi
back button

Argjentina e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026. Mes më të emocionuarve për debutimin fitues të “Albiceleste” ishte edhe Sergio Agüero. Ish-sulmuesi, sot komentator në ESPN, ishte i pranishëm në Kansas City për të ndjekur ndeshjen e parë të ekipit dhe mikun e tij të jetës, Lionel Messi.

Edhe pse po rikuperohet nga një dëmtim në tendinën e Akilit, që pësoi në mars gjatë një ndeshjeje miqësore, Agüero, nuk mungoi në këtë moment të rëndësishëm. Pas fitores së thellë ndaj Algjerisë, ai u shpreh: “Çfarë mund të them? E keni parë të gjithë çfarë ndodhi. E kam lëkurën me mornica, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Unë kam kohë që jam tërhequr, por ai është ende më i forti nga të gjithë”.

Ai vlerësoi edhe një gjest të Messit para ndeshjes, kur ky iu afrua për ta përshëndetur gjatë nxehjes: “Është miqësi e vërtetë, nuk e prisja një gjë të tillë”. Më pas Agüero mbylli debatin historik: “Leo është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Dua që ky debat të mbyllet këtu. Mjaft”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit