1.2 milionë euro në javë, ylli i Premier League refuzon ofertën e çmendur

26 Korrik 2024
14:57
Denis Hakanaj
back button

Kevin de Bruyne ka vendosur të refuzojë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite për të qëndruar te Manchester City.

Sulmuesi belg ka marrë një propozim Al-Ittihad me vlerë 1.2 milionë euro në javë.

Megjithatë, Mirror thotë se De Bruyne ka refuzuar ofertën për të qëndruar me Cityn.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola tha: “Kevin nuk do të largohet dhe nëse dikush dëshiron të largohet, ne do të flasim për këtë dhe, natyrisht, deri në ditën e fundit të merkatos do të kemi shanse.

Nuk e përjashtoj ardhjen e lojtarëve të rinj, por mendoj se 85, 90 ose me 95% do të kemi të njëjtin ekip edhe vitin e ardhshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit