Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP të zhvilluar në Hungari. Një triumf i merituar i kampionit të botës në fuqi, që e dominoi garën nga kthesa e parë e deri në vijën e finishit.
Një sukses që rikthen spanjollin mes kandidatëve për titull edhe pse duket e vështirë për pilotin e Ducati. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot spanjoll, Pedro Acosta me KTM, që nuk arriti dot të mbajë ritmin e patriotit të tij.
Në podoium u ngjit edhe italiani Marco Bezzecchi me Aprilia (i treti), që arriti të bëjë një garë të mirë duke u nisur nga vendi i gjashtë. Gjithsesi, ky podium dhe pikët e fituara sot konsolidojnë vendin e parë në renditje për italianin.







