Piloti japonez i Aprilia Trackhouse fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Asen. Ky është suksesi i parë në MotoGP për pilotin japonez në karrierën e tij.
Kjo është hera e parë që nga viti 2024 që një japonez fiton në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Ral Fernandez. Për herë të parë kjo skuadër arrin të ngjitë të dy pilotët e saj në dy vendet e para.
Në podium ngjitet edhe spanjolli tjetër Jorge Martin me Aprilia zyrtare (i treti). Falë vendit të tretë sot ai ngjitet në krye të renditjes së përgjithshme. Martin përfitoi nga rrëzimi i shokut të tij të skuadrës Marco Bezzecchi,
Italiani u rrëzua që në xhiron e dytë, duke mos marrë asnjë pikë. Zhgënjen Marc Marquez me Ducati, që u klasifikua në vendin e shtatë (pas Di Giannantonio, A.Marquez e Bastianini), ndërsa shoku i tij i skuadrës Francesco Bagnaia u rrëzua.







