Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, suksesi nr.100 në karrierë për kampionin e botës në këtë kategori. Një triumf i rëndësishëm për spanjollin, që korri suksesin e parë sezonal.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli tjetër Pedro Acosta me KTM, ndërkohë që podiumi kompletohet edhe me italianin Francesco Bagnaia, i treti me motorin tjetër Ducati. Një rikthim në majat e podiumit për motorin italian, që duket se është zgjuar.
Mnjë garë për t‘u harruar kjo për Aprilia, pasi të dy pilotët e saj u rrëzuan që në start. Ishte spanjolli Jorge Martin ai që rrëzoi tri pilotë të tjerë, përfshi edhe shokun e tij të skuadrës Marco Bezzecchi, kryesuesin e botërorit, që ruan vendin e parë.







