Marc Marquez triumfon në garën sprint në Sachsenring, mposht të vëllanë Alex dhe Giannantonio

11 Korrik 2026
15:36
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. Një fitore e vështirë e Marc, që triumfoi pas një dueli “rrotë më rrotë” me vëllanë e tij Alex Marquez me Ducati Gresini.

Pranë tyre edhe italiani Fabio di Giannantonio, i treti me Ducati-VR46. në këtë garë mungoi piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, që gjatë provave të lira të një dite më parë u rrëzua dhe dëmtoi klavikulën, ai u deryrua të operohej dhe mungoi.

Në vendin e katërt dhe të pestë y renditën dy pilotët e Aprilia Trackhouse, me Ai Ogura që la pas Raul Fernandez e më pas u klasifikua spanjolli Jorge Martin me Aprilia zyrtare. Vetëm i shtati Francesco Bagnaia me Ducati e pas tij Pedro Acosta me KTM.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit