Niset C.Ronaldo, por shënon Nuno Mendes. Portugalia e pandalshme ndaj Uzbekistanit (video)

23 Qershor 2026
19:23
Telesport
back button

Portugalia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e dytë në grupin K, atë ndaj Uzbekistanit. Luzitanët po kryesojnë 2-0 pas 17 mintuash lojë.

Në minutën e 6-të u shënua goli i parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Në minutën e 17-të, Nuno Mendes shënon golin e tij të parë në Botëror. Mbrojtësi portugez ekzekutoi një goditje dënimi ballore në mënyrë perfekte. Niset Cristiano Ronaldo, por në fund gjuan Nuno Mendes dhe topi përfundon në rrjetë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit