Mediat argjentinase: “Babai i Messit doli nga spitali, është kthyer në Rosario”. Familja vazhdon të heshtë

24 Qershor 2026
8:19
Alfred Lleshi
back button

Jorge Messi, babai i Lionel Messit, ka dalë të hënën nga spitali pas disa ditësh shtrimi. Lajmi u bë publik nga moderatori argjentinas Ángel de Brito, mik i ngushtë i familjes, dhe më pas u pasqyrua nga disa media të vendit.

Megjithatë, familja “Messi” nuk e ka konfirmuar dhe as përgënjeshtruar zyrtarisht këtë informacion. Javën e kaluar ajo publikoi një deklaratë të ashpër për të ndalur thashethemet dhe spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të babait të kapitenit të Argjentinës.

Sipas De Brito, Jorge Messi është larguar nga qendra mjekësore ku ishte i shtruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Rosario për të vazhduar rikuperimin. “I dërgojmë urimet tona më të mira Celias (nënës së Lionelit) dhe Jorges, që ndodhen në Rosario. Janë kthyer tashmë në shtëpi, sepse ai ka dalë nga spitali. Ky është lajmi më i mirë, përveç rezultatit të ndeshjes”, – tha gazetari pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, ku Messi shënoi të dy golat.

Lajmi vjen në ditëlindjen e 39-të të Messit, i cili ka shmangur çdo koment mbi këtë çështje. Edhe trajneri Lionel Scaloni refuzoi të fliste për ndikimin e situatës, duke theksuar se skuadra qëndron e bashkuar pranë kapitenit të saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit