Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur për mediat në lidhje me krahasimet që bëjnë fansat në lidhje me Lionel Messi dhe Lamine Yamal. Ai ka reaguar ashpër, duke deklaruar se koha do të thotë të vërtetën.
“Këta futbollistë janë gjeni, si Salvador Dali ose Michelangelo. Ajo që ne na duket e jashtëzakonshme, nuk është për ta. Do të ishte gabim ta krahasonim Yamal me këdo, madje edhe me Messi” u tha De la Fuente gazetarëve.
“Lamine është 18 vjeç, në një proces zhvillimi, pjekurie. Duhet ta lëmë të ndjekë rrugën e tij”, shtoi më tej trajneri i Spanjës. Në 26 paraqitje për vendin e tij, Yamal ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 11 asiste.
Yamal është tashmë debutuesi më i ri dhe golashënuesi më i ri i Spanjës. Ai ndihmoi kombëtaren e tij në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, duke realizuar edhe një gol, pas barazimit zhgënjyes në sfidën e parë.







