Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë në finalen e Kupës së Botës. Është presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ai që konfirmoi lajmin.
“Do të jemi së bashku për të shijuar finalen dhe për t’ia dorëzuar trofeun fituesit”, tha ai në një intervistë me “Fox”. Kur u pyet nëse do ta dorëzonin trofeun së bashku, ai u përgjigj: “Sigurisht“.
Trump mori pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube të vitit të kaluar midis Chelsea dhe PSG-së në stadiumin MetLife. Presidenti amerikan u fishkëllye kur doli në skenë dhe dorëzoi trofeun te londinezët.







