Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka zbuluar se fillimisht nuk e dinte që Deniz Undav, zbulimi i Gjermanisë në Botërorin 2026, ishte gjerman. Duke folur për periudhën kur Undav luante te Brighton, Klopp tha: “Nuk e dija as që ishte gjerman”, duke shtuar se gjatë ndeshjes mendoi: “Uff! Çfarë lloj lojtari është ky”.
Ai shpjegoi se më pas kërkoi Undav në Google dhe kuptoi se lojtari ishte gjerman. Duke folur për “MagentaTv”, gjermani tha se ishte veçanërisht i impresionuar nga rruga profesionale e sulmuesit.
Undav ka luajtur më parë për Meppen dhe ekipin rezervë të Eintracht Braunschweig, para se të kalonte tek Union Saint-Gilloise, më pas te Brighton dhe në fund te Stuttgart. “Ai e di nga vjen. E di ku ishte vetëm pak vite më parë. Ka luajtur në ligat e ulëta derisa diçka u shkrep”, – komentoi Klopp.







