Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028, Guglielmo Vicario do të largohet nga Tottenham këtë verë. Italiani ka humbur vendin e titullarit, Roberto De Zerbi preferon Antonín Kinski si titullar për portën.
Në këtë situatë, Vicario duket se do të rikthehet në Serie A, ku interesi për të është shumë i madh. Prej kohësh përflitet për interesimin e Interit ndaj 29-vjeçarit, por për momentin janë dy klube të tjera të mëdha që janë më pranë tij.
CalcioMercato.com zbulon se Napoli është ekipi më i vendosur për transferimin e Vicario, pasi Vanja Milinkovic-Savic është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite.
Po ashtu një pistë shumë e mundshme për Vicario-n është edhe Juventus. Tottenham kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë italianin.







