Kroacia ka mundur 2-1 Ghanën, duke u renditur e dyta në grupin L me 6 pikë, pas Anglisë kryesuese. Sfdia ndaj Ghanës ishte shumë e luftuar dhe goli i fitore për kroatët erdhi vetëm në pjesën e fundit të ndeshjes.
Nikola Vlasic shënon me kokë në minutën e 83-të, pas krosimit të Luka Modric nga goditja e këndit. Mdoric është tani lojtari më i vjetër në histori që regjistron një asist në një Kupë Bote në moshën 40 vjeç e 291 ditë.
Në fazën tjetër, Kroacia do të përballet me Portugalinë. U kualifikua po ashtu edhe Ghana, si një nga tetë të tretat më të mira dhe në fazën tjetër do të përballet me Kolumbinë.







