E duan shumë klube në Europë dhe jo vetëm, SHBA “bllokon” Pochettino-n

28 Qershor 2026
11:08
Telesport
back button

SHBA e mbylli në vend të parë në grupin D në Kupën e Botës, duke u kualifikuar pa probleme për në fazën pasardhëse me eliminim direkt, ku do të përballet me Bosnje Hercegovinën.

Një meritë e madhe për paraqitjen e SHBA-së deri tani në këtë Botëror shkon për trajnerin Mauricio Pochettino. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara dëshiron të zgjasë kontratën e trajnerit argjentinas, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon pas Kupës së Botës 2026.

Objektivi është që Pochettino të drejtojë SHBA-në deri në Kupën e Botës 2030. Në anën tjetër, për trajnerin argjentinas ka interes të madh edhe në nivel klubesh, nga ligat elitare në Europë dhe jo vetëm.

Menjëherë pas përfundimit të këtij Botërori, do të jetë vetë Pochettino që do të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë ende në krye të SHBA-së, apo do të rikthehet të drejtojë në nivel klubesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit