Pasi siguroi Gonçalo Ramos për një shifër rekord për klubin, zbulohen tre objektivat e tjerë të Milanit në merkato

28 Qershor 2026
11:20
Telesport
back button

Milan thuhet se ka arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e Gonçalo Ramos nga PSG për një shifër mbi 70 milionë euro, bashkë me bonuset. Sulmuesi portugez do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e kuqezinjve.

Pasi ka siguruar përforcimin e duhur për sulmin, Milan ka edhe tre objektiva të tjerë këtë merkato, për repartet e tjera.

La Gazzetta dello Sport zbulon se Milan po bashkëpunon sërish me Jorge Mendes, edhe për dy transferime të tjera pas Gonçalo Ramos. I pari në listë është mbrojtësi i Benfica-s, Antonio Silva, ndërsa i dyti është mesfushori i Barcelonës, Marc Casado.

Milan dëshiron të përfitojë nga marrëdhënia e mira që ka me agjentin e këtyrë dy lojtarëve dhe të arrijë sa më shpejt marrëveshjet. Objektivi i tretë por jo më pak i rëndësishmi është danezi i Sporting Lisbon, Morten Hjulmand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit