Pasi zyrtarizoi trajnerin e ri Ruben Amorim, Milan ka filluar me lëvizjet e para në merkato. Kuqezinjtë kanë siguruar transferimin e Gonçalo Ramos, për një shifër mbi 70 milionë euro.
Goditja e radhës e kuqezinjve do të jetë po ashtu një tjetër portugez. Nicolo Schira zbulon se Milan ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me qendërmbrojtësin e Benfica, Antonio Silva.
22-vjeçari përfaqësohet nga Jorge Mendes dhe i ka thënë “po” transferimit te Milan. Tani mbetet të gjehet gjuha e përbashkët me Benfica-n.
Sipas raportimit në fjalë, Milan është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro për 22-vjeçarin, ndërsa Benfica pretendon për 25 milionë euro. Gjatë javës që vjen do të ketë negociata zyrtare mes palëve.







