Lautaro “zhbllokohet” nga pika e bardhë: Ishte lehtësim, pas golave të anuluar për pozicion jashtë loje

29 Qershor 2026
8:12
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martínez më në fund gjeti golin e parë në Botërorin 2026, duke realizuar nga pika e penalltisë në fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Jordanisë, rezultat që vulosi mbylljen e fazës së grupeve. Në Botërorin 2022, sulmuesi shënoi vetëm në serinë e penalltive ndaj Holandës në çerekfinale, duke realizuar goditjen vendimtare.

Trajneri Lionel Scaloni i besoi sërish Lautaros, duke e lënë mes titullarëve së bashku me Emiliano “Dibu” Martínez, pavarësisht rotacionit të madh. Pas ndeshjes, kapiteni i Interit foli për golin e shumëpritur dhe festimin e tij, që në Argjentinë u interpretua si gjest për të larguar tersin: “Nuk e kam përjetuar keq, por po përpiqesha të menaxhoja atë ankth dhe ky gol është një lehtësim. Sidomos sepse më ishin anuluar dy gola për pozicion jashtë loje në fillim të Botërorit”.

Ai shtoi: “E shijoj këtë kënaqësi në mënyrën më të mirë, sepse të përfaqësosh vendin tënd është gjëja më e madhe që mund të bësh”.

Lautaro u bë argjentinasi i parë që shënon penallti në Botëror, përveç Messit, që nga Gabriel Batistuta në vitin 1998. Ai është gjithashtu lojtari i vetëm që ka shënuar në të katër kompeticionet zyrtare të epokës “Scaloni”: Botëror, “Copa América”, “Finalissima” dhe eliminatoret.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit