Në Spanjë konfirmojnë: Camavinga është në shitje, Inter në “pole” për mesfushorin francez

29 Qershor 2026
11:17
Telesport
back button

Orët e fundit, raportet nga Spanja kanë përsëritur se mesfushori francez Eduardo Camavinga nuk është një përparësi për trajnerin José Mourinho. Ai është një ndër lojtarët që Real Madrid do të nxjerrë në shitje këtë verë.

Një lojtar që pëlqehet nga shumë, përfshi edhe Inter, që ia ka kërkuar lojtarin klubit “los blancos” në takimin që Beppe Marotta kreu me Florentino Perez në Madrid dy javë më parë. Problem mbetet çmimi i tij i lartë.

Camavinga padyshim që po i pëlqen trajnerit Cristian Chivu, por sipas kushteve të vendosura nga Real Madrid, është tepër e vështirë të imagjinohet që ai të vijë në Milano këtë verë.

“Los blancos” po shqyrtojnë vetëm një transferim të përhershëm me një çmim prej rreth 60 milionë eurosh, shumë i lartë për zikaltërit. Opsioni i kalimit në Premier League është shumë më i lehtë për Camavinga.

Zikaltërit po kërkojnë një mesfushor, ku opsioni i preferuar mbetet Curtis Jones (Liverpool), por nuk ka asgjë konkrete. “Reds” po i përmbahen çmimit të tyre prej 35-40 milionë eurosh krahasuar me një ofertë prej 25 milionë eurosh të Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit