“Pulisic do të ishte zëvendësuesi ideal i Salah”, ish-sulmuesi i sugjeron Liverpool-it transferimin e amerikanit të Milanit

28 Qershor 2026
20:51
Telesport
back button

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler, përmes një postimi në rrjetin e tij social X, i ka sugjeruar ish-klubit të tij, transferimin e Christian Pulisic në vend të Mohamed Salah. Egjipitani ka vendosur të largohet nga të kuqtë, një vit para përfundimit të kontratës.

Në këtë situatë, lind nevoja për një zëvendësues të denjë. Deri tani janë përmendur shumë emra në vend të Salah, ndërsa Fowler është i pari që sugjeron Pulisic.

“Ka shumë thashetheme se kush do të shkojë te Liverpool, një emër që nuk e kam parë të përmendet është Pulisic… në moshë të mirë, ka luajtur më parë në Premier League, lojtar emocionues, do ta zgjidhja në vend të Salah. Si mendoni?”, shkruan Fowler në postimin e tij.

Kujtojmë se Pulisic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kuqezinjtë dhe largimi i tij këtë verë është shumë i mundshëm. Milan pretendon deri në 40 milionë euro për të lënë të lirë amerikanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit