Afrikë e Jugut-Kanada, ndeshja e parë për fazën e 1/32-ve. Zbulohen formacionet zyrtare

28 Qershor 2026
20:10
Telesport
back button

Afrikë e Jugut-Kanada, është përballja e parë për fazën e 1/32-ve në Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të luhet në Los Angeles, edhe pse Kanadaja është vend organizator. Por humbja e fundit në ndeshjen në grup ndaj Zvicrës, bën që Kanadaja të luajë sot si mysafire.

Kujtojmë se Afrika e Jugut u rendit e dyta me 4 pikë në grupin A, ndërsa Kanadaja në vendin e dytë në grupin B.

Pavarësisht se luan jashtë fushës së saj, Kanadaja shihet si ekipi favorit për t’u kualifikuar në 16 ekipet më të mira, megjithatë Afrika e Jugut tregoi edhe në fazën e grupeve që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.

Afrika e Jugut XI: Williams; Modiba, Mbokazi, Mudau, Okon; Mokoena, Sithole; Appollis, Mofokeng, Maseko; Makgopa

Kanada XI: Crépeau; Johnston, Cornelius, Bombito, Laryea; Eustáquio, Millar, Saliba; Oluwaseyi, David, Buchanan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit