Vinícius Jr. preku zemrat e miliona tifozëve, duke shpërthyer në lot gjatë një interviste televizive, pasi mori një videomesazh nga gjyshja e tij, Nilza, gruaja që e rriti deri në moshën 16-vjeçare dhe e mbështeti në vitet më të vështira të jetës.
“Është një person shumë i veçantë, sepse babai im jetonte larg. Gjithmonë kam qenë me nënën, vëllezërit dhe gjyshen. Shtëpia ishte e vogël, ndaj shpesh flija në të njëjtin krevat me të. Nuk kam fjalë, ajo ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në jetën time. E di se një ditë njerëzit largohen, prandaj e çmoj çdo çast me të. Ata bënë gjithçka për të më ndihmuar të realizoja ëndrrën time. Ta shoh të lumtur nuk ka çmim”, – tha sulmuesi brazilian.
Në Botërorin 2026, Vinícius ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë një asist në tri ndeshje: “Kjo është një gjeneratë që po lufton për ta rikthyer Brazilin në majë. Ancelotti na jep liri dhe besim. Lojtarë si Neymar, Casemiro, Alex Sandro, Danilo e Marquinhos na ndihmojnë shumë”.
🚨VEJA: Vini Jr. se emociona com recado de sua avó: "passei até os 16 anos morando com ela". #Domingão pic.twitter.com/R1OJuIqGHY
— CHOQUEI (@choquei) June 28, 2026







