Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Enzo Maresca prezantohet si trajneri i ri i Manchester City. Italiani ka nënshkruar për tre vite me “Qytetarët”.
City do t’i paguajë 20 milionë euro ish-klubit të tij, Chelsea, për të siguruar shërbimet e trajnerit italian. Në deklaratën e tij të parë si trajneri i ri i “Qytetarëve”, Maresca u shpreh se e gjithë kjo situatë ishte një ëndërr dhe mezi priste të stërviste lojtarët.
“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një arritje e shkëlqyer për mua.
City është një klub futbolli tepër i mirëdrejtuar. Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe e qëllimshme. Për një trajner, kjo është një situatë ëndrrash.
Cilësia e njerëzve që punojnë këtu është ajo që e bën kaq të veçantë dhe dua t’i falënderoj që treguan besim në aftësitë e mia.
Mezi pres të filloj të stërvis lojtarët. Dua që të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City-t”, tha mes të tjerash Maresca.







