Brazili do të përballet me Japoninë në Houston, në sfidën e dytë për 1/32-at. Pesë herë kampionët e botës janë padyshim favoriti kryesor për t’u kualifikuar më tej, por japonezët treguan në fazën e grupeve që janë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.
Brazili e mbylli i pari me 7 pikë në grupin C, Japonia e dyta në grupin F. Fituesi i këtij çifti do të përballet më 5 korrik me fituesin e çiftit Norvegji-Bregu i Fildishtë. Gjyqtari kryesor i takimit është italiani Maurizio Mariani.
Formacionet zyrtare:
Brazil XI: Alisson; Danilo, Marquinhos, Gabriel Magalhanes, Douglas Santos; Bruno Guimaraes, Casemiro; Rayan, Paqueta, Vinicius Jr; Cunha
Japonia XI: Suzuki; H Ito, Tomiyasu, Taniguchi; Doan, Sano, J Ito, Nakamura; Kamada, Maeda; Ueda







