Në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta, Anglia do të përballet me D.R.Kongo në sfidën e radhës për fazën e 1/32-ve. Anglia vjen në këtë fazë, pasi e mbylli në vend të parë me 7 pikë në grupin L, Kongo vjen si një nga tetë ekipet e treta më të mira.
Sigurisht që Anglia është favoritja kryesore për të kaluar në raundin e 1/16-ve, por D.R Kongo ka treguar që është një ekip që mund të nxjerrë probleme. Kujtojmë këtu barazimin 1-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë në grup.
Thomas Tuchel nuk ka lënë vend për surpriza në formacionin titullar. Disi befasi mund të quhet lënia në stol e Anthony Gordon dhe aktivizimi nga minuta e parë e Marcus Rashford.
ANGLIA XI: Pickford; Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Rashford; Kane
D.R. KONGO XI: Mpasi; Wan-Bissaka, Mbemba, Tuanzebe, Masuaku; Sadiki, Moutoussamy, Mbuku, Mukau; Wissa, Cipenga







