“Jam shumë i lumtur që e njoh”, Palestra zbulon njeriun që e bindi të transferohej te Chelsea

1 Korrik 2026
17:07
Telesport
back button

Chelsea ka zyrtarizuar pak më parë lojtarin e tyre më të ri, Marco Palestra, për të cilin paguan rreth 55 milionë euro tek Atalanta.

Në intervistën e parë zyrtare si lojtar i Chelsea-s, renditi disa arsye pse u bind të bashkohej me londinezët. Një nga arsyet kryesore është edhe trajneri Xabi Alonso.

“Ishte shumë e rëndësishme të flisja me të. Ndjej shumë energji prej tij. Gjithashtu, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Është e rëndësishme për mua që të kem Xabi Alonson si trajner. Kam pasur dy biseda me të dhe jam shumë i lumtur sepse më tha se çfarë donte nga unë. Jam shumë i lumtur që e njoh dhe që fillova të stërvitem me të te Chelsea”, tha Palestra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit