Kapiteni legjendar dhe lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Zvicrës, Granit Xhaka, do ta udhëheqë kombëtaren helvete ndaj Algjerisë në orët e para të së premtes (05:00), në 1/16-at finale së Kupës së Botës. Me ambicien dhe karakterin e tij të fortë, ai ka ndryshuar mentalitetin e futbollit zviceran dhe synon të shkruajë histori në këtë turne.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Kanadasë, të fituar 2-1 më 24 qershor, Xhaka ekzekutoi me shpejtësi një goditje dënimi, duke e goditur topin drejt Cyle Larin, i cili ndodhej shumë pranë.
Qëllimi ishte që kundërshtari të ndëshkohej me karton të verdhë. Në fund, të dy futbollistët u ndëshkuan me karton, por ky veprim tregoi edhe një herë mentalitetin konkurrues të kapitenit të Zvicrës. Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar.







