Toni Kroos ka kritikuar ashpër Gjermaninë pas eliminimit nga Kupa e Botës përpara 1/8-ave finale, duke theksuar se kombëtares i mungojnë futbollistët vendimtarë. Në programin e tij në TikTok, “Kroos & Kroos; Kupa e Botës nën mikroskop”, ish-mesfushori u shpreh: “Aktualisht nuk kemi asnjë lojtar të klasit botëror”.
Më pas sqaroi: “Kemi lojtarë me potencial për t’u bërë të klasit botëror, por kjo nuk do të thotë se janë të tillë. Lojtarët e klasit botëror janë ata që vendosin ndeshjet në një Kupë Bote. Ata janë në listën e golashënuesve dhe ne nuk kemi asnjë të tillë, duhet ta pranojmë”.
Sipas Kroos, problemi kryesor i Gjermanisë është paaftësia për të rritur nivelin në momentet vendimtare: “Kur kishim turne të suksesshëm, gjithmonë ndieja se mund të kalonim në një marsh më të lartë. Tani vetëm mendojmë se jemi më të mirë se Paraguaji dhe se do ta fitojmë disi ndeshjen, por nuk është kështu”.







