Ka mbetur jashtë formacionit, reagon Bernardo Silva: Vendos trajneri, jam gati të luaj dhe të ndihmoj ekipin

1 Korrik 2026
11:34
Telesport
back button

Bernardo Silva, lojtari i ri i Real Madrid, ka humbur vendin e tij titullar në ekipin e kombëtares portugeze të drejtuar nga Roberto Martínez. “Nuk është puna ime të flas për vendimet e trajnerit. Për këtë kemi një trajner, i cili ka një punë shumë të vështirë. Varet nga ne të japim më të mirën tonë, të krijojmë një atmosferë të mirë dhe të jemi gati të përgjigjemi kur të na lindë mundësia“, tha Silva, duke shmangur çdo polemikë rreth qëndrimit në stol.

Ndeshja e radhës e Portugalisë është ajo ndaj Kroacisë në afzën eliminatore. Ai e pranon se do të donte të ishte në formacionin titullar: “Sigurisht që dua të jem pjesë e ekipit dhe mendoj se mund të ndihmoj. Jam gati të ndihmoj në çdo mënyrë që mundem, qoftë duke luajtur 5 minuta apo duke qenë në dhomën e zhveshjes.”

Sidoqoftë, kalimi nga formacioni titullar në stol ka një shpjegim dhe nuk është për shkak të João Félix, i cili ka zënë vendin e Bernardo në fushë. Në fakt, ka qenë Pedro Neto ai që ka luajtur si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa lojtari i Al Nassr ka qenë në të majtë. Por asnjëri prej tyre nuk është arsyeja për rolin dytësor të lojtarit të ri të Real Madrid.

Nëse ju them se jam mesfushor, siç kam luajtur gjithë sezonin te City, do të shkoja kundër karrierës sime. Trajneri im më nxjerr jashtë atyre pozicioneve. Jam gati. Sigurisht, përshtatem më mirë në pozicionet qendrore, por jam këtu për të ndihmuar“, shpjegoi Bernardo Silva para ndeshjes me Kroacinë në raundin e 32-shave.

Megjithatë, përfshirja e tij në formacionin titullar kundër Kroacisë nuk është jashtë diskutimit. Kishte gjëra në ndeshjen kundër Kolumbisë që nuk e bindën Roberto Martínez dhe ndryshimet në formacionin titullar janë të mundshme. Ai ka pasur ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër ballkanasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit