Rindërtimi i kombëtares italiane, pas 12 vitesh mungesë në Botëror, po hyn në fazën vendimtare. Giovanni Malagò po punon për të zgjedhur si drejtorin teknik, edhe trajnerin, me synimin që emërimet të zyrtarizohen brenda një jave.
Prioriteti është caktimi i drejtorit teknik para trajnerit. Paolo Maldini është emri i përbashkët për këtë rol dhe, pas hezitimeve fillestare, ai duket më i hapur për një “po”. Ish-kapiteni kuqezi ka marrë 48 orë (dy ditë) për të vendosur. Nëse refuzon, opsionet alternative janë Claudio Ranieri, Gigi Buffon, Demetrio Albertini ose Alessandro Costacurta.
Për trajnerin, Antonio Conte ka parakaluar Roberto Mancinin, por mbetet problemi i pagës; mbi 4 milionë euro plus bonuse. Një zgjidhje mund të vijë nga financimi i Lega Serie A, me një propozim të Giuseppe Marotta që do diskutohet më 23 korrik, ose përmes një sponsori, si më 2014.
Conte është i hapur për projektin dhe ka pezulluar ofertat nga Arabia Saudite, ndërsa Mancini mbetet alternativë më e lirë, por më e debatueshme pas largimit të tij më 2023.







