Dramë në Botëror, trajneri i Kongos mëson për vdekjen e të atit “live” gjatë konferencës

2 Korrik 2026
10:20
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, është përfshirë në një ngjarje dramatike në Botërorin 2026, pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë. Në përfundim të ndeshjes, gjatë konferencës për shtyp, zëdhënësi i ekipit afrikan njoftoi publikisht, “drejtpërdrejt”, vdekjen e babait të trajnerit.

Desabre u shfaq dukshëm i tronditur dhe i shtangur përpara gazetarëve, ndërsa pamjet e tij u përhapën menjëherë në internet, duke treguar reagimin emocional pas këtij lajmi të papritur dhe publik. Ai më pas u largua menjëherë nga salla, duke ndërprerë konferencën.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse e mësoi lajmin pikërisht në atë moment apo nëse ishte tashmë në dijeni, por reagoi i tronditur nga mënyra se si federata vendosi ta bëjë publik njoftimin për shtyp në mënyrë të menjëhershme dhe para mediave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit