Garcia: Fantastike të fitosh kështu, Senegali bëri një gabim serioz pasi shënoi golin e dytë

2 Korrik 2026
9:20
Telesport
back button

Belgjika arriti një fitore të pabesueshme sot 3-2 ndaj Senegalit në Kupën e Botës, duke fituar me një gol nga pika e bardhë në minutën e 125-të. Skuadra afrikane udhëhiqte 2-0 deri në minutën e 86-të.

Goli i Lukaku dhe Tielemans në 3 minuta çuan ndeshjen në shtesë dhe më pas sërish Tielemans realizoi nga pika e bardhë. “Ne i njohim këto ekipe; ato e humbasin strukturën e tyre taktike drejt fundit të ndeshjes“, tha trajneri trajneri Rudi Garcia.

Më tej, trajneri i Belgjikës, shtoi: “E dinim që pas avantazhit 2-0 ata do të bënin gjithçka për të mbrojtur portën e tyre. Dhe kjo, sipas mendimit tim, është një gabim i madh”.

“Pas golit të Lukaku, loja ndryshoi. Në fund, ishte mirë të shënonim në kohën shtesë nga një penallti që ishte absolutisht e merituar”, tha Rudi Garcia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit