Në prag të 1/8 finale të Botërorit 2026, ku Anglia e Thomas Tuchel do të përballet me Meksikën në “Estadio Azteca”, trajneri gjerman ka bërë një apel të pazakontë për prindërit britanikë me fëmijë në moshë shkollore. Në Mbretërinë e Bashkuar, mësimi vazhdon deri në fund të korrikut, ndërsa ndeshja luhet në orën 1:00 të natës, sipas orës britanike, mes së dielës dhe të hënës.
Për këtë arsye, Tuchel ka kërkuar me tone gjysmë serioze që prindërit “të shkruajnë një justifikim dhe t’i lënë fëmijët të shohin ndeshjen”. Ai theksoi se “shkolla do të vazhdojë, por Botërori ndodh vetëm çdo katër vite”.
Trajneri shtoi se sfida është shumë e rëndësishme dhe Anglia ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, “sidomos të fëmijëve”, duke e kthyer apelin e tij në një mesazh motivues për tifozët para ndeshjes vendimtare.







