“Te Juventusi do ta kisha mbajtur Vlahović. Milani me Ramos, më në fund ka një që shënon”

2 Korrik 2026
14:32
Alfred Lleshi
back button

Christian Vieri, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, analizoi temat kryesore të futbollit italian, duke u ndalur tek Interi, Milani, Juventusi dhe kombëtarja italiane. Për Interin tha: “A do ta fitojë sërish kampionatin? Ose Interi, ose Napoli. Napoli është shumë i fortë dhe Allegri do të bëjë një punë shumë të mirë”.

Për Milanin përshëndeti afrimin e Gonçalo Ramos: “Më në fund, Milanit i duhej dikush që të shënojë çdo të diel. Kishte 10 vite pa një sulmues qendre të tillë. Duhet të kualifikohet çdo vit në Champions League; 60 apo 70 milionë euro nuk bëjnë diferencën. Është një lojtar i madh, kuqezinjtë kanë marrë një futbollist shumë të fortë”.

Për Juventusin shtoi: “Unë do ta kisha mbajtur Vlahović, edhe sikur t’i jepja 2-3 milionë euro më shumë. Tani duhet të marrë Kolo Muani, që është shumë i mirë, dhe të godasë me afrimet e tjera. Me Kolo Muani dhe Vlahović, për mua Champions League do të ishte i garantuar çdo vit”.

Për kombëtaren italiane nënvizoi: “Conte dhe Mancini janë të dy trajnerë të mirë e seriozë. Problemi i vërtetë nuk janë ata, por reformat. Duhet rindërtuar gjithçka, të merren vendime të forta. Në Itali merremi me moviolën dhe trajnerët, jemi shumë të vegjël”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit