Mesfushori 18-vjeçar i Marokut, Ayyoub Bouaddi, është një nga emrat më të lakuar në merkato. Perfomancat e tij në Botëror, i kanë rritur ndjeshëm vlerën në treg.
Në një intervistë për Eurosport, presidenti i Lille-s, Olivier Létang, ka paralajmëruar klubet e interesuara se çmimi i Bouaddi, mund t’i kalojë 100 milionë eurot.
“Shumë klube janë të interesuara për të, por shumë pak mund ta përballojnë tani. Ai është tashmë një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ende ka shumë hapësirë për përmirësim. Ai është vetëm 18 vjeç dhe e ka të gjithë të ardhmen përpara
Duhet të shikoni nivelin e tij. Përderisa u shitën lojtarë si Elliot Anderson ose Sandro Tonali mbi 100 milionë euro, të cilët janë shumë më të vjetër se ai dhe nuk kanë hapësirë për përmirësim, e kuptoni vetë sa vlen dikush si Ayyoub Bouaddi”, tha Letang.







